Greenwood e quante Ronaldon të mbaruar dhe i përshkruante bashkëlojtarët si “m*ta”
Mason Greenwood e kishte quajtur Cristiano Ronaldon lojtar të mbaruar gjatë kohës së tij në Real Madrid dhe nuk frikësohej t’iu thoshte në fytyrë “m*ta” bashkëlojtarëve të vet në akademinë e Manchester Unitedit, sipas mediave britanike.
Ai ishte urdhëruar nga zyrtarët e klubit t’i përmirësonte gjuhën dhe sjelljet, pas kritikave të ashpra ndaj superyllit Ronaldo.
Greenwood, 21 vjeç, nuk është duke stërvitur me Unitedin tani për tani, derisa klubi ta kryejë një hetim të brendshëm, pasi prokuroria në Mançesteri njoftoi në shkurt se aktakuza ndaj tij është hedhur poshtë.
Në janar 2022 ndaj tij ishte ngritur aktakuzë për tentim përdhunim, sulm dhe lëndime të kohëpaskohshme trupore.
Por muajin e kaluar prokuroria njoftoi se, për shkak të tërheqjes së dëshmitarëve kyçë, nuk kishte më bazë reale për ta gjetur atë fajtor.
Tani, The Athletic raporton se në rininë e tij, Greenwood ishte shkaktuar telashe në United, duke i kritikuar brutalisht bashkëlojtarët që nuk e mahnitnin.
“Ai e dinte se ishte lojtar i mirë dhe nuk i vinte turp t’i thoshte dikujt se ishte ‘m*t’. Kur e dëgjon këtë mendon me vete se nuk mund të flasësh kështu”, ka thënë një burim.
Ai po ashtu e cilësoi Ronaldon, të cilin më vonë e bëri bashkëlojtar i United, si të mbaruar në kohën kur portugezi po luante për Real Madridin.

Stafi i Unitedit ishte detyruar të ndërhynte dhe ta përmirësonte atë, si pjesë e një strategjie për ta udhëzuar të jetë më i pjekur.
Ai madje kishte kërcënuar se do t’i bashkohej rivalëve të Unitedit, Manchester City, kur tensionet rriteshin në stërvitje.
Greenwood, i cili u paraqit edhe për Anglinë më 2020, ka marrëveshje me Unitedin deri në verën e vitit 2025, por është e paqartë se kur apo nëse do të luajë ndonjëherë për Unitedin, apo futboll profesionist përsëri.

