Lojtarët e Manchester Unitedit kundër rikthimit të Mason Greenwoodit - NACIONALE

Lojtarët e Manchester Unitedit kundër rikthimit të Mason Greenwoodit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lojtarët e ekipit të parë të Manchester Unitedit kanë frikë se rikthimi i sulmuesit Mason Greenwood mund t'iu prishë harmoninë brenda prandaj janë kundër idesë që anglezi t'iu bashkohet.

21-vjeçari ishte i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sjellje kontrolluese, por gjatë kësaj jave u lirua nga të gjitha akuzat.

Sidoqoftë, ai mbetet i suspenduar nga "Djajtë e Kuq" të cilët po kryejnë të gjitha hetimet para se të vendosin përfundimisht se cila do të jetë e ardhmja e Greenwood.

Para se të vendosin për anglezin, Man United është i detyruar të shikojë edhe pikëpamjen e lojtarëve pasi janë në formë të shkëlqyer nën urdhrat e Erik ten Hag.

Momentalisht te "Djajtë e Kuq" raportohet se ka harmoni të madhe në skuadër që iu ka munguar që disa vite, me klubin që po garon për katër trofe këtë edicion.

Siç raporton mediumi britanik "The Sun", lojtarët e Man Unitedit besojnë se rikthimi i Greenwoodit do ta prishte këtë harmoni, prandaj preferojnë që lojtari të mos rikthehet këtë edicion.

Raporti shton se lojtarët janë të hapur që anglezi të rikthehet edicionin e ardhshëm, mirëpo duan të jenë plotësisht të fokusuar këtë sezon.

Skuadra angleze ditën e shtunë shënoi një fitore ndaj Crystal Palace me rezultat 2:1, që iu ndihmoi të ngritën në pozitën e tretë në tabelë.

“Djajtë e Kuq” në xhiron e radhës do të përballen me Leeds Unitedin në “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme