Martinez: Të luaj me Messin është një ëndërr e bërë realitet
Lautaro Martinez është rrëfyer në një intervistë, ku ka folur edhe rreth bashkëlojtarit të tij në kombëtaren argjentinas, Lionel Messi. Ai është shprehur fatlum që ka mundësinë të luajë me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, sheh veten me fat që mund ta ndajë fushën me një lojtar klasi çfarë është Lionel Messi.
Gjatë një interviste dhënë për formatin “Where are you from?” në kuadër të “Inter Media House”, ai tregoi më shumë edhe në lidhje me Lionel Messin dhe si e sheh atë.
“Futbollisti im i preferuar është Lionel Messi, sepse luaj me të edhe pasi e kam parë në kanale televizive. Kam realizuar një ëndërr kur fillova ta krijoj një dyshe sulmuese me Leo në kombëtare”, tha ai.
Dyshe sulmuese kjo që pritet të jetë shpërthyese dhe t’u sjellë argjentinasve shumë emocione në një Botëror ku pritjet janë maksimale për ta.

Përjetimi ndryshe i futbollit në Argjentinë dhe komenti mbi Botërorin
Lautaro Martinez gjatë intervistës së fundit që dha foli edhe për Argjentinën si vend dhe mënyrën e pashoq të përjetimit të futbollit. Mirëpo, ai vëren edhe ngjashmëri me Italinë.
“Futbolli në Argjentinë përjetohet në formë të ngjashme me Italinë dhe menjëherë e kam vërejtur porsa kam ardhur tek Interi. Këtu ka pasion, ashtu siç ka në shumicën e klubeve të mëdha”, shtoi ai.
Përfaqësuesi argjentinas foli edhe për Botërorin që fillon nesër. Ai nuk e fsheh fare atë se ndien presion, pasi vetë gara ka një domethënie të madhe për Argjentinën dhe historinë e saj.
“Sigurisht që e ndiej presionin para Botërorit. E dimë çfarë nënkupton Argjentina për historinë e futbollit, duke ditur atë çfarë ka bërë Maradona dhe atë që po e bën Messi”, nënvizoi ai.

Lautaro Martinez zotohet se do të bëjë më të mirën prej vetes që ta përfaqësojë sa më mirë ekipin kombëtar të tij.
“Unë mundohem të bëj atë çfarë kam mësuar kur isha i vogël dhe të jap kontributin tim”, përfundoi ai.

Kujtojmë se “El Mundo Deportivo” raportoi se ylli argjentinas ka vazhduar të bëjë stërvitje të diferencuara edhe sot.
Gjithë kjo shkon në vazhdën e një programi specifik që po ndjek ai në koordinim me stafin mjekësor të ekipit për t’u shëruar tërësisht nga lëndimi i fundit që ka pësuar në këmbë.
Argjentina është pjesë e Grupit C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite.
Ndërkaq ndeshja hapëse për ekipin kombëtar argjentinas do të jetë më 22 nëntor (të martën) kundër Arabisë Saudite.