Martinez e mbron Asllanin: Gjithnjë e bën më të mirën - NACIONALE

Martinez e mbron Asllanin: Gjithnjë e bën më të mirën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez e ka mbrojtur mesfushorin Kristjan Asllani, për të cilin siguroi se gjithnjë e bën më të mirën.

Ylli shqiptar po kritikohet vazhdimisht për paraqitjet e dobëta, ngase s’po arrin ta zëvendësojë siç duhet të lënduarin Hakan Calhanoglu.

Megjithatë, Asllani ka mbështetjen e lojtarëve. Ishte Martinez që deklaroi se mesfushori vazhdimisht e jep më të mirën.

“Ai (Asllani) gjithnjë e jep më të mirën, bën gjithçka dhe të gjithë duhet të jemi si ai. Na duhen lojtarë të tillë në dhomën e zhveshjes, njerëz që luajnë në më të mirën”.

Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq, por ne vazhdimisht duhet ta japim më të mirën”, deklaroi ai për “DAZN”.

Përndryshe, Asllani ishte protagonist në fitoren 3:1 të Interit ndaj Empolit ku asistoi te goli i dytë për Denzel Dumfries me një harkim të bukur.

Asllani do të ketë mundësinë për ta treguar kualitetin për sa kohë që mungon Calhanoglu, me Interin që i beson aq shumë – sa refuzoi ofertën prej 20 milionë eurove nga një klub i Premierligës.

Lajme të ngjashme