Martesa Conte & Tottenham drejt divorcit, tifozët e duan shkarkimin e italianit - NACIONALE

Martesa Conte & Tottenham drejt divorcit, tifozët e duan shkarkimin e italianit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenham Hotspurit, Antonio Conte, ka sulmuar tifozët e Spurs, duke thënë se ju mungon durimi, teksa thirrjet në kampin tjetër për një shkarkim të trajnerit italian tashmë janë shtuar.

Tifozët e skuadrës londineze vërshëllyen Conten gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit në Ligë të Kampionëve kundër Milanit të mërkurën, ndërsa ata gjithashtu i bënë të qarta ndjenjat e tyre kur Conte zgjodhi të fuste në lojë Davinson Sanchezin në vend të Dejan Kulusevski pasi Cristian Romero u përjashtua nga loja.

Antonio Conte flag Tottenham fans 2021

Italiani është nën presion të madh mes thirrjeve që ai të humbasë punën dhe tani ka goditur tifozët e Tottenhamit, të cilët mendon se nuk po i japin atij durimin që i nevojitet për të rritur ekipin.

"Këtu, durimi ka mbaruar për tifozët," tha Conte. "Tifozët duan të fitojnë [një] trofe. Ndaloni. Dhe më pas ju duhet të gjeni zgjidhjen e duhur për t'i bërë tifozët të lumtur dhe për të fituar [një] trofe. Sepse durimi i tifozëve ka përfunduar. Dhe ne e ndiejmë këtë. E ndjej këtë. Lojtarët e ndjejnë këtë. Sigurisht që kjo nuk e ndihmon situatën. Ka shumë lojtarë, gjithashtu lojtarë të rinj, që duhet të ecin hap pas hapi për t'u rritur. Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka të rëndësishme, por nëse nuk ka durim, është e padobishme [e pafuqishme]."

Antonio Conte Tottenham 2022-23

Situata mes tifozëve dhe Contes duket shumë e zymtë dhe një divorc me Spurs është më se i mundur tani apo në fund të sezonit.

Conte erdhi në nëntor të vitit 2021 për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo, dhe optimizmi fillimisht ishte i lartë dhe ndjenja ishte se ish-trajneri i Interit, i cili fitoi Serinë A në 2020/21, do të kthente fatin e klubit. Gjithçka është përkeqësuar tani, megjithatë, me klubin që është në përpjekje për të përfunduar në top katërshen në Premierligë, dhe mënyra e eliminimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve ka ndikuar shumë në bazën e tifozëve. Gjithçka përveç tre pikëve kundër Nottingham Forest të shtunën, do të mund të ishte fundi për Conten te Tottenhami.

Antonio-Conte

Conte pritet të largohet nga Spurs pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni, pavarësisht se klubi ka mundësi ta zgjasë atë me 12 muaj. Pas eliminimit nga Kupa FA dhe Liga e Kampionëve, brenda një jave, e vetmja gjë që e mbanë Conten në detyrë është kampanja e mirë në vazhdim të Premierligë për të siguruar një vend në garën më të madhe evropiane për sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme