Antonio Conte: Ndoshta klubi më shkarkon këto ditë - NACIONALE

Antonio Conte: Ndoshta klubi më shkarkon këto ditë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka thënë se e ardhmja e tij në Spurs do të vendoset në verë, por e pranoi se klubi mund ta shkarkojë tani, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Tottenhami ra nga gara më prestigjioze evropiane pasi nuk mund ta përmbysë rezultatin kundër Milanit në ndeshjen e kthimit në Londër të mërkurën, pasi e kishte humbur 1:0 ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Itali.

Skuadra e Contes nuk e krijoi pothuajse asnjë rast të mirë shënimi gjatë gjithë ndeshjes. Harry Kane pati mundësinë më të mirë për Spurs në minutën e 92-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri i kuqezinjve.

Kjo nënkupton se pritja e Tottenhamit për ta fituar një trofe do të zgjatet në 15 vite, gjë që ka ngritur pikëpyetje për pozitën e Contes në klub.

Conte ka kontratë me Tottenhamin deri në verë, edhe pse klubi e ka mundësinë në marrëveshje për t’ia zgjatur atë për edhe një vit tjetër.

Klubi nuk e ka shfrytëzuar atë mundësi ende dhe bisedimet për marrëveshje të re nuk kanë përparuar.

Unë vazhdoj të punoj. Kam kontratë me Tottenhamin. Unë e respektoj kontratën. Në fund të sezonit do të bëhen vlerësimet me klubin në mënyrën më të qetë”, tha Conte.

Ta shohim se si do të përfundojë sezoni. Ndoshta ata do të më largojnë mua edhe më herët”, shtoi ai.

Rrëzimi nga Liga e Kampionëve i Tottenhamit vjen vetëm një javë pas disfatës turpëruese në rrethin e pestë të FA Cup kundër Sheffield Unitedit.

Tottenhamit tani i mbetet të luftojë vetëm për një vend në top katërshe në Premierligë.

Lajme të ngjashme