Maroku në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, shënon fitore bindëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Kombëtarja e Marokut ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kështu për t'u bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Paris 2024.
Maroku e kaloi grupin B si lidere me gjashtë pikë, aq sa kishte edhe Argjentina e vendit të dytë, e në anën tjetër ShBA-të erdhën nga vendi i dytë i grupit A, ku Franca ishte lidere.
Në takimin që u zhvillua në Parkun e Princave në stadiumin e PSG-së, Maroku e dominoi tërësisht takimin, duke pasur shumë raste shënimi, teksa e pati kontrollin e topit përgjatë 90 minutave.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 29-të, kur Soufiane Rahimi, shënoi nga penalltia për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
⚽️ Goal: Soufiane Rahimi | Morocco 1-0 USA
— PushGoals (@PushGoals) August 2, 2024
Soufiane Rahimi scores from the spotpic.twitter.com/53wyRjTVgU
18 minuta pasi filloi pjesa e dytë, Maroku dyfishoi epërsinë me anë të një aksioni shembull. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Ezzalzouli asistoi bukur në zonë, ndërsa Akhomach shënoi lehtësisht për 2:0.
AKHOMACH QUI FAIT EXPLOSER LE PARC 🇲🇦🇲🇦🇲🇦 pic.twitter.com/h3xYdN6y2p
— SOCCER212 (@SCCR_212) August 2, 2024
Goli i tretë erdhi sërish nga një kundërsulm, por kësaj radhe në solo-aksion ishte Achraf Hakimi, që u nis i vetëm dhe e përfundoi me gol për 3:0 në minutën e 70-të.
HAKIMI DANS SON JARDIN ET DEVANT SES PROCHES C’EST MAGIQUE 🇲🇦🇲🇦🇲🇦🇲🇦🇲🇦🇲🇦🇲🇦🇲🇦pic.twitter.com/u4QRDmVtOF
— SOCCER212 (@SCCR_212) August 2, 2024
Për rezultatin përfundimtar 4:0 shënoi Maouhoub në minutat shtesë nga penalltia.
⚽️ Goal: El Mehdi Maouhoub | Morocco 4-0 USA
— PushGoals (@PushGoals) August 2, 2024
El Mehdi Maouhoub scores from the spotpic.twitter.com/pAaZIF0gXy
Në gjysmëfinale, Maroku do të përballet me fituesin nga përballja tjetër çerekfinale mes Japonisë e Spanjës.