Marcus Rashford: Ah sikur të luanim sot kundër Liverpoolit
Marcus Rashford ka thënë se do të donte që Manchester Unitedi të mundë të luante sot kundër Liverpoolit, në mënyrë që “t’i rregullonte gjërat”, pas disfatës turpëruese 7:0 në Premierligë të dielën në Anfield.
Trajneri i Unitedit Erik ten Hag e quajti joprofesionale paraqitjen e skuadrës së tij duke folur pas ndeshjes.
Megjithatë, Rashford, 25 vjeç, këmbënguli se kjo ndeshje nuk duhet të jetë përshkruese e sezonit të Unitedit.
“Sa do të doja të mund të luanim sot dhe të tentonim t’i rregullonim gjërat”, shkroi sulmuesi anglez në Twitter.
“Rezultati është ky që është, dhe nuk mund ta lejojnë të ndikojë tek ne! Nuk duhet të lejojmë që ai ta përcaktojë sezonin tonë. Ne duhet t’i besojmë procesit dhe të qëndrojmë të bashkuar”, shtoi ai.
I wish we could play a game today to try and put things right. The result is the result, and we can’t see past that! We must not let it define our season. We have to trust the process and stick together.
— Marcus Rashford (@MarcusRashford) March 6, 2023
Kjo disfatë e barazoi humbjen më të thellë në historinë e klubit dhe ishte rezultati më i keq në një ndeshje kundër Liverpoolit.
Tri disfatat e kaluara me shtatë gola dallim ndodhën kundër Blackburn Rovers më 1926, Aston Villa më 1930 dhe Wolverhampton Wanderers më 1931.
Gjashtë prej shtatë golave u shënuan në një pjesë të dytë mahnitëse të Liverpoolit, me kundërshtarët që thjesht nuk ishin në gjendje, apo nuk kishin vullnet, ta përballonin.
Lojtarët e Unitedit u gozhduan nga legjendat e klubit dhe ish-kapitenët e djajve të kuq, Gary Neville dhe Roy Keane.
Neville e veçoi kapitenin Bruno Fernandes për ta kritikuar për paraqitjen e tij individuale.
“Pjesa e dytë ishte turp i vërtetë”, tha Neville për Sky Sports.
“U bë lesh e li, shembull i saj ishte kapiteni Bruno Fernandes, i cili ishte i pacipë kohë pas kohe. Ata nuk i kanë kuptuar rreziqet e kësaj përballjeje.”
“(Liverpooli) i ka ngrënë të gjallë lojtarët e Manchester Unitedit sot”, nënvizoi ai.
Zemërimi i Fernandesit për ngjarjet që ndodhin përreth tij u bë seç herë e më i qartë me kalimin e kohës në pjesën e dytë.
Në një çast, kur mesfushori i ri Stefan Bajcetiq e kaloi atë pranë vijës anësore, portugezi u ndal në vend në vend se të përpiqej ta ndiqte atë për t’i marrë topin.
Ish-kapiteni tjetër i Unitedit, Roy Keane, ishte po aq i inatosur me sjelljen e Fernandesit.
“Sjellja e Fernandesit sot nuk është gjë tjetër pos e pacipë”, tha Keane për Sky Sports.
Përkundër reagimeve në fushë, Fernandesi nuk hezitoi të dalë para mediave.
“Është shumë tërbuese, zhgënjyese dhe pikëlluese sepse ky është rezultat vërtet i keq”, tha Fernandes pas ndeshjes.
