Marco Reus përshëndetet me futbollin evropian, arrin marrëveshje me La Galaxy
Mesfushori Marco Reus pas një karrierë të bujshme me Borussia Dortmundin, është pajtuar për t’iu bashkuar skuadrës amerikane La Galaxy.
Gjermani do të nënshkruajë për një vit me opsion për një tjetër, me shpresën që ta ndihmojë klubin e MLS-së për titullin kampion.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Reus do të udhëtojë në ditët në vijim për në ShBA, ku edhe do t’i kryejë testet mjekësore e pastaj ta nënshkruajë kontratën.
“Marco Reus te La Galaxy, e kryer. Marrëveshja e kryer pas një pajtimi në muajin korrik”.
“Kontrata e vlefshme deri në dhjetorin e vitit 2025, plus opsioni për të vazhduar”.
“Reus planifikon të udhëtojë për në ShBA në ditët në vijim për testet mjekësore e pastaj të nënshkruajë kontratën”, shkroi ai.
🚨🇺🇸 EXCL: Marco Reus to LA Galaxy, here we go! Deal finally done after initial agreement revealed in July.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2024
Contract until December 2025 plus option to extend, as expected.
Reus, planning for travel to US in the next days for medical tests and contract signing.
Done, sealed 🇩🇪 pic.twitter.com/pLHuR7zrPx
Ndërkohë, MLS vazhdon të jetë mjaftë aktive ku së fundmi po shpresojnë ta tundojnë edhe Antoine Griezmannin e Atletico Madridit.