Marco Asensio thyen heshtjen, flet për kalimin te PSG-ja dhe Ligën e Kampionëve
Sulmuesi Marco Asensio thotë se projekti e ka bindur për t’u larguar nga Real Madridi që t’i bashkohet PSG-së.
Spanjolli u largua nga skuadra madrilene si agjent i lirë, duke nënshkruar kontratë afatgjate me klubin francez.
Në një intervistë për “RMC Sport”, Asensio tregoi se Luis Campos e bindi për ta zgjedhur PSG-në meqenëse u bind nga projekti i “Parisienëve”.
“Ishim në kontakt me ta dhe ata më telefonuan dhe bisedimet ishin shumë të mira. Nisën ta tregojnë të gjithë projektin”.
“Luis Campos ishte tejet i rëndësishëm, më bëri që t’i besoj dhe e vërteta është se kur nisi të më tregojë se si është projekti dhe ambiciet e klubit, ishte shumë interesante. Për këtë arsye jam këtu. Klubi është perfekt për ambiciet e mia dhe të fitojmë trofe”.
Tutje, Asensio foli për trajnerin e ri Luis Enrique, duke deklaruar se ka raporte të shkëlqyer dhe është i gatshëm t’i ndjek të gjitha urdhrat.

“Ishim së bashku në Kupën e Botës. E njohim njëri-tjetrin që një kohë të gjatë dhe kam lidhje të shkëlqyer me të, si me të gjithë lojtarët. Shpresoj t’ia dalim mirë, që të bëjmë disa gjëra”.
“Mund të luaj në të gjitha pozitat sulmuese. Në qendër, krahun e djathtë ose majtë si dhe mbrapa. Atij i pëlqejnë lojtarë dinamik që mund të lëvizin pa një pozitë të saktë, por është e vërtetë që pozita ime e preferuar është prapa sulmuesit, si mesfushor sulmues ose anësor. Por, do të bëj atë që kërkon trajneri”.
Në fund, Asensio konfirmoi se objektivi i PSG-së mbetet Liga e Kampionëve.
“Mendoj se kemi gjithçka për ta fituar. E vërteta është që është vështirë për ta fituar këtë trofe. Disa kombinime nën disa shkaqe nevojiten. Por lojtarët janë këtu me projektin e duhur. Është vështirë, por mendoj se PSG do të provoj ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit”.
