Zyrtare: Real Madrid konfirmon largimin e Marco Asensios - NACIONALE

Zyrtare: Real Madrid konfirmon largimin e Marco Asensios

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka konfirmuar se sulmuesi Marco Asensio do të largohet sapo kontrata t’i skadojë në verë.

Me anë të një komunikatë zyrtare, “Los Blancos” falënderuan spanjollin për bashkëpunimin shtatëvjeçar.

“Real Madrid dëshiron ta falënderojë Marco Asension, lojtar i cili ka mbrojtur logon dhe ngjyrat tona për shtatë sezone”.

“Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe bëri historinë duke qenë pjesë e skuadrës që është një nga më të suksesshmet në histori”.

“Marco Asensio ngriti 17 trofe te Real Madridi: 3 Ligë të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për klube, 3 Superkupa të UEFA-s, 3 tituj të La Liga-s, 1 Kupë të Mbretit dhe 3 Superkupa të Spanjës”.

“Si madrilen ne asnjëherë nuk do ta harrojmë karrierën e tij dhe punën gjatë kësaj periudhe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe familjes së tij më të mirën në aventurën e radhës”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Asensio pritet t’i bashkohet PSG-së tek të cilët do të nënshkruajë kontratë katër ose pesëvjeçare, ku do të fitojë 10 milionë euro për sezon.

Marrëveshja pritet të bëhet zyrtare në javët në vijim.

Lajme të ngjashme