Marco Asensio në negociata të avancuara me PSG-në - NACIONALE

Marco Asensio në negociata të avancuara me PSG-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Marco Asensio është duke shkuar drejt transferimit te Paris Saint-Germain sapo kontrata me Real Madridin t’i skadojë.

Pas shtatë viteve, spanjolli do të bëhet agjent i lirë në verë dhe pritet t’i jep fund aventurës në “Santiago Bernabeu”.

Siç raporton “ESPN”, Asensio është në negociata të avancuara me PSG-në pasi ka refuzuar kontratën e rinovimit nga madrilenët.

Para disa muajve lojtari ishte pranë rinovimit, por që atëherë negociatat ngecen meqenëse nuk ishte i lumtur me rolin nën urdhrat e Ancelottit.

Asensio pastaj e refuzoi ofertën dhe ka kërkuar nga Jorge Mendes që t’ia gjejë klubin e ri që mund t’i përshtatet më së miri.

Mendes dhe drejtori i PSG-së Luis Campos kanë një lidhje shumë të fortë, prandaj kjo mund të ketë rol kyç që t’ia sigurojë Asensios marrëveshjen me kampionin e Francës.

Arsenal në të kaluarën ka diskutuar me lojtarin, por nuk ishin në gjendje ta bindnin për kalimin në Premierligë.

27-vjeçari ka vendosur të largohet nga Reali vetëm shkaku iu minutazhës së ulët, ku ka menaxhuar të luajë vetëm në 15 nga 36 ndeshjet e kampionatit spanjoll.

Minutat e tij u zbriten shkaku që Ancelotti preferonte Vinicius dhe Rodrygo në krahë derisa shpesh herë edhe Federico Valverde luante para tij.

PSG në anën tjetër është e hapur për nënshkrimin me Asension pasi do të humbasë Leo Messin, me këtë të fundit që po ëndërron rikthimin në “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme