Marco Asensio vendos të largohet nga Real Madridi, refuzon rinovimin
Sulmuesi Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi në fundin e sezonit 2022/23 duke ndjekur përfundimin e kontratës.
27-vjeçari ka qenë në negociata me klubin madrilen për rinovim që nga fillimi i vitit 2023 dhe ka pasur një propozim në tavolinë për ta vazhduar, mirëpo tani ka vendosur ta refuzojë kontratën.
Siç raporton “The Athletic”, Asensio tashmë ka njoftuar një pjesë të stafit për vendimin e tij pasi ka mbetur i zhgënjyer me rolin e tij nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Asensio që shtatë vite është në “Santiago Bernabeu”, ku u transferua nga Mallorca në vitin 2014 duke bërë 50 paraqitje këtë edicion dhe ndihmuar me 12 gola dhe tetë asistime
Gjatë kësaj kohe, Asensio ka fituar 17 trofe: Tri herë Ligën e Kampionëve, tri herë La Liga-n, katër Kupa të Botës për klube, tri Superkupa të UEFA-s, tri Superkupa të Spanjës dhe një herë Kupën e Mbretit.
Lojtari dëshironte të ndihej i rëndësishëm te Reali edicionin tjetër dhe pas bisedave me Carlo Ancelottin, i cili e donte në skuadër, ai e kuptoi se nuk do ta kishte atë që priste.
Aston Villa ishte e interesuar për të nënshkruar me lojtarin duke i përgatitur një ofertë mjaftë luksoze gjatë janarit dhe vazhdojnë ta vëzhgojnë nga afër situatën, mirëpo interesim kanë shprehur edhe disa klube angleze dhe italiane.
Real Madrid ka edhe dy ndeshje të mbetura deri në fundin e sezonit 2022/23 andaj Asensio mund ta bëjë paraqitjen e fundit gjatë Sevillas të shtunën ose Athletic Bilbaos më 4 qershor.