Marchand merr tjetër medalje të artë, Zhanle vendos rekord të ri në Olimpiadë - NACIONALE

Marchand merr tjetër medalje të artë, Zhanle vendos rekord të ri në Olimpiadë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Francezi Leon Marchand e ka fituar medaljen e dytë të artë në Olimpiadë, duke qenë i pari në stilin 200 metra bretkosë, derisa kinezi Pan Zhanle mahniti sërish të gjithë duke vendosur rekord olimpik në stilin not i lirë.

Marchand po vazhdon t’i befasojë të gjithë me paraqitjet fantastike, derisa iu gëzua edhe një medaljes së artë.

Në 200 metra stil bretkosë, francezi arriti fitore për kohën 2:05.85, duke lënë prapa Stubblety-Cook, që u rendit i dyti, vetëm 0.94 sekonda prapa tij. Ndërsa, Caspar Corbeau u stolis me të bronztën.

Në anën tjetër, edhe kinezi Pan Zhanle impresionoi, duke thyer rekordin e tij dhe rivendosur një rekord të ri olimpik për stilin 100 metra not i lirë.

Ai arriti ta fitonte të artën duke e mbyllur garën për vetëm 46.40 sekonda, për të lënë prapa Kyle Chalmers dhe David Popovici.

Lajme të ngjashme