Marca: Nga kampi i Argjentinës sigurojnë se Lionel Messi do të luajë ndaj Arabisë Saudite
Ka pasur shqetësime të mëdha që sulmuesi Lionel Messi mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Argjentinës në Kupën e Botës, ndaj Arabisë Saudite pasi nuk u stërvit me bashkëlojtarët para katër ditëve, mirëpo një gjë e tillë mesa duket nuk do të ndodh.
Argjentina do të përballet me Arabinë Saudite të martën në ndeshjen hapëse të tyre në Katar dhe deri me tani kanë humbur disa yje si Joaquin Correa dhe Nicolas Gonzalez që u dërguan në shtëpi të premten shkaku i lëndimeve.
Sidoqoftë, mesa duket përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni nuk do të rrezikojë fare me Messin dhe sipas "Marca", 35-vjeçari arriti 10 minuta më vonesë të premten dhe nuk u stërvit me bashkëlojtarët e tjerë.
Messi gjithashtu nuk u stërvit me top, por lajmet nga kampi i Argjentinës janë shumë pozitive, pasi presin që shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë i gatshëm të luajë të martën, kështu raporton mediumi më i madh spanjoll "Marca".

Ylli i PSG-së thuhet se pësoi një lëndim te thembra teksa luante për klubin e tij dy javë më parë, por sipas gazetarit Gustavo Yarroch, Argjentina po 'menaxhon minutat e tij'.
Gjithashtu i sigurt se ai do të kthehej për të martën, Yarroch shkroi në Twitter: 'Messi ka një mbingarkesë të lehtë. Ai po rregullon ngarkesat e tij për të arritur mirë në debutimin e Argjentinës të martën kundër Arabisë Saudite. Prandaj ai u pa në fushë për vetëm katër minuta në çerek ore që seleksionimi hapi dyert”.
Messi tiene una leve sobrecarga en los gemelos. Está regulando las cargas para llegar bien al debut de @Argentina del martes ante Arabia Saudita. Por eso se lo vio apenas cuatro minutos en el campo en el cuarto de hora que abrió las puertas la Selección #Qatar2022
— Gustavo Yarroch (@GustavoYarroch) November 19, 2022
E problemi mesa duket është i njëjti, pra e njëjta arsye pse Messi mungoi në sfidën ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve dhe kundër Stade Reims në Ligue 1.
Pavarësisht lëndimit, Messi ka shkëlqyer këtë edicion duke realizuar 12 gola dhe dhuruar 14 asistime në 19 paraqitje për "Parisienët".
Katër prej tyre kanë ndodhur në Ligën e Kampionëve, me Messin që impresionoi në fazën e grupeve, pavarësisht që e mbyllen si pozitë e dytë në grupe.
Kjo nuk është e tëra, pasi Messi formën e lartë e ka mbajtur te Argjentina, ku ka realizuar 11 gola në vetëm shtatë paraqitje.
Pasi ka arritur pothuajse çdo nder të madh në lojë, Messi është gati të kompletojë kabinetin e tij të trofeve dhe të udhëheqë skuadrën e Scalonit drejt lavdisë së Kupës së Botës dhe të fitojë trofeun që i ka shpëtuar për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Messi ka thënë më parë se kjo do të jetë Botërori i tij i fundit, por ai do të jetë i nevojshëm nga Argjentina, me bardheblutë në një grup të vështirë me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.