“Maratona sapo ka filluar” – Haaland ngacmon pas humbjes së Man Cityt nga Arsenal në finale të Community Shield
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka ngacmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se maratona sapo ka filluar, pas humbjes së skuadrës së tij nga Arsenali në finale të Community Shield.
City pësoi një humbje në Community Shield ndaj rivalëve të mundshëm për titull në Premierligë, Arsenal të dielën dhe Haaland postoi një mesazh ‘sfidues’ në Instagram përpara sezonit të ri, me Cityn që synon të mbrojë titullin e tyre edhe një herë. “Maratona sapo ka nisur... Faleminderit për mbështetjen e djeshme”, ka shkruar sulmuesi.
City, e cili fitoi tripletën sezonin e kaluar, do ta nisë sezonin me një udhëtim jashtë fushe te Burnley të premten në mbrëmje. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit dhe do të synojë një përsëritje të sezonit të kaluar.

Sulmuesi ‘vrastar’ norvegjez shënoi 52 gola, një arritje e pabesueshme, në 53 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe do të shpresojë ta përmirësojë atë në sezonin e ri akoma.