Marash Kumbullua ia bën sefte në La Liga, shënon ndaj Mallorcas - NACIONALE

Marash Kumbullua ia bën sefte në La Liga, shënon ndaj Mallorcas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Marash Kumbulla e ka shënuar golin e parë në La Liga, në fanellën e Espanyolit.

Shqiptari shënoi me kokë kundër Mallorcas, duke e kaluar skuadrën nga Barcelona në epërsi pas 19 minutave lojë.

Pasi mori një harkim të mirë, Kumbulla u gjend në vendin e duhur duke shënuar me kokë.

Përndryshe, Kumbulla ka marrë ftesë edhe nga Sylvinho për ndeshjet e muajit tetor ndaj Republikës Çeke, respektivisht Gjeorgjisë.

Lajme të ngjashme