Manchester Unitedi heq dorë nga Arnautovic, shkaku i ankesave të mëdha nga tifozët
Skuadra e Erik ten Hag, Manchester United, ka hequr dorë nga lëvizja e shumë diskutuar për Marko Arnautovic, krejt kjo për shkak të një reagimi masiv të tifozëve.
Drejtori ekzekutiv i djajve të kuq, Richard Arnold, është përmbytur me ankesa nga mbështetësit më të flaktë që nga momenti kur u sulmuesi austriak u propozua të dielën, dhe kjo mendohet të jetë faktori kryesor pse United hoqi dorë.
Email adresa e Arnoldit është shpërndarë në rrjetet sociale, duke bërë kështu që të gjithë tifozët të shfryheshin tek ai.
Trajneri i ri i Unitedit, Ten Hag, vendosi për këtë lëvizje pas zemërimit të rritur nga dështimet në sulmuesit e mëparshëm të synuar, duke përfshirë Darwin Nunez, Antony dhe Benjamin Sesko.
Arnautovic pursuit is off. Massive fan backlash - which United clearly didn’t anticipate #mufc
— James Robson (@jamesalanrobson) August 9, 2022
As reported here: Arnold inundated with complaints. Ten Hag’s lack of faith in recruitment dept evident https://t.co/m99nBCLlsq
— James Robson (@jamesalanrobson) August 9, 2022
Pse hoqi dorë Manchester United?
Tifozët e djajve të kuq ishin të nervozuar për interesimin në Arnautovic, pasi që ky i fundit ka qenë më herët i akuzuar për ofendime racore.

United besonte se sulmuesi 33-vjeçar do ishte opsion me çmim të ulët, me një kosto prej nëntë milionë e gjysmë eurove, i cili mund ta ndryshonte lojën nga banka rezervë nëpër ndeshje.
Përpjekjet e Bolognas për të rritur çmimin e tij gjithashtu ishin një faktor kyç për ta hequr interesimin por që trazirat e tifozëve ishin faktori kryesor.
Pas kujt do të shkojë United tani?
Ten Hag është i vendosur që të përforcojë sulmin, pasi që në dispozicion si qendërsulmues ka vetëm yllin Cristiano Ronaldo dhe të lënduarin Anthony Martial.
Anësori i Ajaxit, Antony, ka qenë synimi kryesor i afatit kalimtar, edhe pse reprezentuesi i Brazilit nuk luan në qendër të sulmit.

Ndërkohë, synimi tjetër i djajve të kuq, Sesko ka lëvizur drejt Leipzigut, që u konfirmua sot gjatë ditës, që nënkupton se United ka humbur edhe një futbollist të synuar.
Për kë tjetër shpreh interesim Manchester United?
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong mbetët te lojtarët favorit të Erik ten Hag, përpara se afati kalimtar veror të mbyllet, por United është duke menduar edhe për alternativa tjera.

Djajtë e kuq kanë rënë dakord për transferimin e Adrien Rabiot nga Juventusi për 18 milionë euro, ndërsa janë të interesuar edhe për Sergej Milinkovic-Savic.

