Drejtori sportiv i Bolognas: Arnautovic nuk është në shitje
Manchester United është në ndjekje të sulmuesit austriak, Marko Arnautovic, por ky i fundit nuk është në shitje sipas drejtorit sportiv të Bolognas, Marco Di Vaio, i cili thotë se sulmuesi vlen më shumë dhe se nuk e ka ndërmend ta shesë.
Djajtë e kuq kanë qenë të lidhur fort me 33-vjeçarin në ditët e fundit, me Erik ten Hag i cili shpreson t’i mbulojë hapësirat, pasi që ka mangësi në sulm me lëndimin e Anthony Martial, e gjithashtu me Cristiano Ronaldo që çdo ditë e më shumë po shtyn drejt një largimi nga Old Trafford.

Arnautovic, i cili më parë ka luajtur në Premierligë me Stoke City dhe West Ham United, do t’i siguronte thellësi në skuadër trajnerit holandez nëse do të ishte i hapur për një kalim.
Qëndrimi i Bolognas
Duke u përgjigjur në raportimet e fundit për top golashënuesin e Bolognas në sezonin e kaluar, Di Vaio bëri të qartë qëndrimin e klubit.

“Nuk është çështje parash. Marko nuk ka çmim për atë që shfaq nga pikëpamja teknike dhe për atë që përfaqëson për klubin tonë. Ne duam të ecim përpara me të, ai mund të bëjë akoma më mirë se vitin e kaluar dhe të na ndihmojë që të rritemi ende.
Flitet shumë për lojtarët tanë dhe ne e theksojmë përsëri se jemi të bindur në qëndrimin e tij, sepse ai është në qendër të projektit. Fakti që skuadra si Manchester United e kërkon lojtarin tonë na bënë krenar.
Arnautovic është një bast fitues për ne. Ne bëmë përpjekje të madhe për ta sjellë këtu dhe ai u përgjigj me paraqitje në fushë. Duam të ecim përpara me të. Ai nuk është në shitje, ne duam ta forcojmë skuadrën për të bërë një sezon të rëndësishëm.”
Në çfarë pozite është Manchester United?
Djajtë e kuq mund të mbetën në një pozitë shumë të vështirë në repartin e sulmit, pas largimit të Edinson Cavanit dhe largimit potencial të Ronaldos, sulmi i United do të mbetej bosh. Skuadra angleze ishte interesuar në sulmuesin uruguaian, Darwin Nunez, por ai vendosi t’i bashkohej rivalit të tyre, Liverpool.
Sulmuesi francez, Martial, impresionoi në para-sezon, por pati një dëmtim pas një huazimi të shkurtër në Sevilla.
United rrezikon të mbesë me Marcus Rashford, i cili nuk është saktësisht sulmues dhe që nga Kampionati Evropian ka lënë për të dëshiruar shumë, gjithashtu me Bruno Fernandes që po shihet si sulmues falls.
Manchester United janë të etur për suksese, pasi që kanë munguar në vitet e fundit, dhe për këtë shpresojnë të bëjnë një skuadër të gatshme, gjithashtu shpresojnë në një nënshkrim në sulm deri në fund të gushtit.

