Manchester Unitedi fiton me përmbysje të çmendur ndaj Southampton, shkëlqen Diallo me het-trik
Manchester Unitedi ka shënuar fitore ndaj Southampton me përmbysje të çmendur.
Djajtë e Kuq triumfuan 3:1, me golat e shënuar nga Diallo, që shkëlqeu në këtë takim.
Skuadra e Ruben Amorim nuk e nisi mirë takimin, madje mysafirët patën raste më shumë në pjesën e parë dhe shënuan golin e vetëm në këta 45 minuta.
Ugare realizoi autogol në minutën e 43-të, dhe me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.
Rikthimi i Djajve të Kuq filloi në 10 minuta e fundit. Më saktë, Diallo barazoi rezultatin në minutën e 82-të.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë e realizoi golin e dytë personal për rezultatin 2:1 në minutën e 90-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:1 po i njëjti për të kompletuar het-trikun në minutat shtesë.
Me këtë triumf, Manchester Unitedi, kthehet në rrugën e fitoreve, pasi nuk dinin për fitore në katër takimet e fundit në elitën e futbollit anglez.