Manchester Unitedi e fiton apelin, i largohet kartoni i kuq Bruno Fernandesit - NACIONALE

Manchester Unitedi e fiton apelin, i largohet kartoni i kuq Bruno Fernandesit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kartoni i kuq i Bruno Fernandes pas ndërhyrjes në James Maddison, është larguar, me apelin që ka fituar Manchester Unitedi.

Fernandes iu dha një karton i kuq direkt për një ndërhyrje ndaj Maddison në fund të pjesës së parë të ndeshjes së Premierligë kundër Tottenham në Old Trafford të dielën, të cilën United e humbi 3:0.

FBL-ENG-PR-MAN UTD-TOTTENHAM

Mesfushori vazhdoi të protestojë se faulli nuk ishte "kurrë një karton i kuq". Pas ndeshjes dhe United më pas apeloi kundër vendimit. Federata e Futbollit (FA) tani ka konfirmuar se ai nuk do të duhet të vuajë një pezullim.

Kartoni i kuq i Fernandes, i cili ishte i treti në karrierën e 30-vjeçarit, nënkuptonte se ai do të pezullohej për ndeshjet e ekipit të tij kundër Aston Villa, Brentford dhe West Ham, por ai do të jetë në dispozicion për trajnerin Erik ten Hag pas Vendimit të FA-së.

Manchester United FC v Fulham FC - Premier League

Reprezentuesi portugez do të përfshihet kur skuadra e tij të takohet me Porton në Ligën e Evropës në mesjavë, përpara se të kthejnë vëmendjen në ndeshjen e Premierligës kundër Aston Villas të dielën.

Lajme të ngjashme