"Manchester Unitedi do të jetë destinacioni i tij" - Harry Kane mbështetet për një kthim në Premierligë
Ylli anglez i Bayern Munich, Harry Kane, është mbështetur për një rikthim në Premierligë, për të cilin njëri nga trajnerët e elitës angleze tha se Manchester Unitedi do të jetë destinacioni i tij.
Kapiteni i Anglisë i dha lamtumirën atdheut të tij në verën e vitit 2023 kur përfundoi një transferim të madh te Bayern Munich. Ai ka kapërcyer barrierën e 30 golave në Gjermani, por është në rrezik të përfundojë sezonin e tij debutues në Allianz Arena pa asnjë trofe, për çka edhe është transferuar në Gjermani.

Kane pritet të qëndrojë në Mynih për një kohë të gjatë për të parë se a po arrin të fitojë tituj që deri më tani kanë rezultuar të pakapshme, pasi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027, por ai gjithashtu pritet të rikthehet në Premierligë në një fazë.
Spurs kanë pranuar se kanë një opsion riblerjeje për Kane, por trajneri i West Ham, Kevin Nolan e sheh sulmuesin 30-vjeçar duke shkuar në Old Trafford. Ai ka thënë për talKSPORT: “Me siguri mund ta shoh atë në Premierligë. Unë nuk mendoj se Tottenham do ta kishte shitur ndonjëherë atë te Manchester United, por që ai të shkojë në Bayern Munich, atëherë është më e lehtë për të të kthehet nga Gjermania dhe mendoj se Man United do të jetë destinacioni i tij. Unë mendoj se ata (Bayerni) do të duan paratë e tyre mbrapa. Sigurisht (ai ia vlen). 20+ gola çdo sezon dhe ai po luante edhe për Tottenhamin. Realisht, a është Man United po aq i mirë sa Tottenham? Por unë thjesht mendoj se ai sjell një atmosferë tjetër për ta gjithsesi, një atmosferë tjetër për ekipin sapo të vesh fanellën, kushdo qoftë. Por ndoshta mendoj se Man United do të ishte i vetmi destinacion për të në të ardhmen.”

Kane – i cili ka qenë shumë i lidhur me United në të kaluarën – mund të kërkojë ende të ndjekë Alan Shearer në krye të tabelës së golashënuesve të të gjitha kohërave në Premierligë. Ai shënoi 213 gola të ligës për Tottenham, duke e lënë atë 47 pas legjendës së Blackburn dhe Newcastle, Shearer.