Manchester Unitedi i konsideron të tepërta kërkesat e Interit për Andre Onanan - NACIONALE

Manchester Unitedi i konsideron të tepërta kërkesat e Interit për Andre Onanan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas raportimeve të mediave në Angli, Manchester Unitedi, po i konsideron të tepërta kërkesat e Interit për portierin Andre Onana dhe tani është duke shikuar për alternativa të tjera.

Drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta, konfirmoi mbrëmë në Sky Sport Italia se ata janë në pritje për ofertën e parë zyrtare për Onanën, edhe pse Manchester United kishte shprehur me siguri një interes.

Çmimi i kërkuar është 50 milion € i garantuar plus 10 milion € të tjera në shtesa dhe bonuse të ndryshme. Djajtë e kuq nuk kanë mundësi të shpenzojnë aq shumë, pasi me shumë gjasë do të dilnin jashtë rregullave të Fair Playt financiar të vendosur nga UEFA.

André-Onana

Tani Mirror Football pretendon se skuadra nga Premierliga beson se kjo është shumë dhe kanë filluar të shikojnë rreth alternativave të tjera në vend të portierit nga Kameruni.

Justin Bijlow Netherlands 2022

Këtu përfshihet portieri i Feyenoord, Justin Bijlow dhe veterani i Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp.

KEVIN TRAPP EINTRACHT FRANKFURT

Onana u rrëmbye nga Interi si lojtar i lirë verën e kaluar nga Ajax, kështu që çdo para nga shitjet do të llogaritet si fitim i pastër për të rritur financat e gjigantit italian.

Ai i ndihmoi ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve, të fitonin Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Nëse Manchester United tërhiqet, kjo mund të lejojë që Chelsea të kthehet në garë për Onanën, veçanërisht nëse do të ndihmonte Interin në ndjekjen e Romelu Lukakut.

Lajme të ngjashme