Interi e konfirmon se po presin ofertë nga Man Unitedi për Onanan
Inter është duke pritur nga Manchester Unitedi të bëjë propozimin zyrtar në ditët në vijim për portierin Andre Onana, kështu ka deklaruar drejtori Beppe Marotta.
I pyetur për spekulimet e përfshira, Marotta nuk hezitoi të komentone edhe situatën e Marcelo Brozovicit dhe mesfushorit të Sassuolos Davide Frattesi.
Ish drejtori i Juventusit fillimisht e konfirmoi se do ta shqyrtojnë shitjen e mundshme të Onanas, që kaloi një edicion të mrekullueshëm.
“Manchester United ka shprehur interesim, por duhet ta shtojnë duke bërë një propozim në ditët në vijim”.
“Sapo kjo të ndodh, të dy si Interi ashtu edhe lojtari do ta bëjnë një vendim të kujdesshëm”.
Kamerunasi arriti si agjent i lirë verën e kaluar nga Ajaxi, prandaj çfarë do fitimi do të ishte i mirëpritur për italianët që kërkojnë 60 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Tutje, Marotta tregoi pse po vonon marrëveshja e Al Nassr me Marcelo Brozovic, duke nënvizuar se klubi arab e ka ndryshuar ofertën me të cilën arritën marrëveshje paraprake.
“Kishte një ndryshim të balancimit, të themi kështu. Ishim pajtuar për një çmim, pastaj propozimi ndryshoi prandaj e mbyllëm derën”.
“Pas kësaj, situata mund të hapet sërish. Me dinamikën e futbollit tani lojtari është prioritet, prandaj duhet të arrijnë marrëveshje me të pastaj me klubin”.
“Do të shohim nëse propozimi i Al Nassr është i përshtatshëm për të dhe klubin”.