Manchester United dhe Tottenham refuzojnë kërkesën e Argjentinës para Kupës së Botës
Manchester United dhe Tottenham janë dy nga skuadrat e Premierligës që kanë refuzuar kërkesën e Federatës së Argjentinës, që t'ua pushojnë yjet në xhiron e fundit para Kupës së Botës.
Duke marrë parasysh se Kupa e Botës në Katar po mbahet në dhjetor nënkupton se është vetëm një javë pushim ndërmjet Premierligës dhe fillimin e turneut.
Yjet si Paul Pogba dhe N'Golo Kante tashmë kanë humbur mundësinë që të luajnë në Kupën e Botës, derisa Heung-min Son është tani në dyshime.
Frika që lojtarët mund të pësojnë lëndime paraprake ka bërë që të këtë kërkesa nga Federatat që lojtarët të largohen një javë më herët, por klubet nuk janë të obliguara.
Tashmë janë gjashtë argjentinas në Premierligë, si Martinez dhe Alejandro Garnacho te Manchester United, Emiliano Buendia dhe Emiliano Martinez te Aston Villa, Cristian Romero te Tottenham dhe Alexis Mac Allister te Brighton.
Argjentina është një ndër favoritët kryesorë për ta fituar tërë Kupën e Botës, që më shumë gjasë do të jetë kompeticioni i fundit ndërkombëtarë për Lionel Messin.
Por, klubet janë në ankth se lojtarët do të pretendojnë lëndim në raundin e fundit të ndeshjeve përpara turneut, ndërsa ndeshja mes klubeve dhe vendit po nxehet.
Sidoqoftë, të dy klubet e mëdha angleze kanë refuzuar një mundësi të tillë pasi zhvillojnë tre ndeshje radhazi në javë dhe duan që të kenë rezultate të shumta pozitive.
Kujtojmë, se gjatë ditës së enjte u konfirmua që edhe ylli i RB Leipzigut, Timo Werner do të jetë mungesa e Gjermanisë shkaku i lëndimit që mori së fundmi.

