E konfirmon agjenti: Paul Pogba humb Kupën e Botës shkaku i lëndimit në gju
Mesfushori Paul Pogba ka pësuar një tjetër lëndim dhe nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës që mbahet këtë vit në Katar.
Francezi ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Juventusin, që kur iu bashkua si agjent i lirë në Torino.
29-vjeçari u rikthye në stërvitje me skuadrën e Serie A gjatë javës së kaluar, por ka pësuar një tjetër lëndim në gju.
Agjenti i tij, Rafaela Pimenta të hënën tha: "Duke ndjekur testet mjekësore të bëra dje dhe sot në Torino, është shumë e dhimbshme të informojmë se Paul Pogba ka nevojë për kohë që të shërohet nga operacioni".
"Për këtë arsye, Paul nuk do t'i bashkohet skuadrës së Juventusit para pushimit të Kupës së Botës ose Kombëtares së Francës në Katar. Në rast që me mendje do të ndryshoheshin gjërat, Paul do të luante qysh nesër".
"Por, çfarë ndryshon gjërat është puna e madhe, disiplina, të gjitha këto që janë në mendjen e Paul në këtë kohë sfiduese. Paul do të vazhdojë të punojë duke dhënë më të mirën që të rikthehet në fushë për tifozët dhe skuadrën e tij sa më parë që të jetë e mundur".
Në komunikatën e Juventusit lidhur me lëndimin e francezit ishte shkruar: "Paul Pogba, në dritën e ekzaminimeve radiologjike të kryera së fundmi në J | Mjekësor dhe konsultimi i kryer në Pitsburg nga Prof. Volker Musahl për vlerësimin e gjurit, duhet të vazhdojë programin e tij të rehabilitimit".
Pogba ishte një pjesë integrale e skuadrës fituese të Kupës së Botës 2018 të Didier Deschamps, ku ai shënoi edhe në fitoren 4-2 kundër Kroacisë në finale.
Megjithatë, mesfushori u lëndua para-sezonit të Juventusit dhe fillimisht kishte dashur të shmangte operacionin. Në vend të kësaj, ai po ndiqte një kurs terapie konservatore që nga kthimi i tij nga SHBA, ku Juventus kishte qenë në turne.
Në shtator, Pogba vendosi t'i nënshtrohej një operacioni në meniskun në gjurin e tij të djathtë me shpresën për t'u rikuperuar plotësisht deri në momentin e mbërritjes së Kupës së Botës.
Turneu në Doha do të nisë më 20 nëntor, ndërsa përzgjedhjet përfundimtare të skuadrave do të shpallen deri më 11 nëntor.
Ndeshja hapëse e Francës në grup është kundër Australisë më 22 nëntor.
