Manchester City triumfon me rezultat komod ndaj Copenhagen, Real Madridi me fitore të vështirë ndaj Leipzig
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve, aty ku Manchester City e ka mposhtur Copenhagen me rezultat 3:1, ndërsa në anën tjetër Real Madridi ka fituar 1:0 ndaj Leipzig, për të lënë që gjithçka të vendoset në ndeshjet e kthimit.
Manchester City e dominoi totalisht skuadrën daneze, por që rastet e shumta nuk u konkretizuan. Në ndeshjen tjetër më e rrezikshme u tregua Leipzig, por heroi i Real Madridit ishte portieri Lunin, që pati paraqitjen ndoshta më të mirë në karrierën e tij.
Copenhagen - Manchester City
Skuadra e Pep Guardiolës e dominoi takimin totalisht, si në posedim ashtu edhe në krijim të rasteve, por rezultati përfundimtar la për të dëshiruar.
Ishte një gol i hershëm i minutës së 10-të që pa Qytetarët në epërsi, me golin e bukur të shënuar nga Kevin De Bruyne.
Mattson barazoi gjithçka në minutën e 34-të, kur Ederson bëri një gabim të tmerrshëm.
Për ta çuar Manchester Cityn në pushim me epërsi, u kujdes Bernardo Silva, që shënoi gol në minutat shtesë të pjesës së parë, për rezultatin 2:1.
Bernardo Silva goal!pic.twitter.com/DHVBbD9nGx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 13, 2024
Përkundër shumë rasteve në pjesë të dytë, Manchester City shënoi vetëm edhe një gol, atë të minutave shtesë në pjesë të dytë, të realizuar nga Phil Foden, që u asistua nga De Bruyne për rezultatin përfundimtar 3:1.
🇪🇺 Goal: Foden | København 1-3 Manchester Citypic.twitter.com/xOhlBimSSl
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 13, 2024
Leipzig - Real Madrid
Në anën tjetër në Gjermani u zhvillua lojë shumë interesante, tejet e barabartë sa i përket posedimit dhe rasteve të krijuara, por goditjet në drejtim të portës ishin në anën e Leipzig që edhe përkundër kësaj, pësuan humbje për shkak të një paraqitje të jashtëzakonshme të portierit ukrainas të Real Madridit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, kur në minutën e 49-të Diaz mori një top nga Carvajal, për të bërë kalime fantastike e për të shënuar gol të jashtëzakonshëm për 1:0.
Brahim Díaz opens scoring!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 13, 2024
RB Leipzig 0-1 Real Madrid pic.twitter.com/Y8wHfKqRXa
Deri në fund gola më nuk pati, për arsyen e vetme që u cek më lart, pra fajtori ishte Lunin me nëntë pritjet e tij.
Real Madrid dhe Manchester City përkundër fitoreve do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit më 6 mars, për të konfirmuar skuadrat që kalojnë në çerekfinale.