Manchester City pranë marrëveshjes për nënshkrimin me Manuel Akanji nga Borussia Dortmund - NACIONALE

Manchester City pranë marrëveshjes për nënshkrimin me Manuel Akanji nga Borussia Dortmund

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City është afër të arrijë marrëveshje me Borussia Dortmundin për mbrojtësin Manuel Akanji.

Negociatat mes dy klubeve janë duke vazhduar për një marrëveshje prej 17.5 milionë euro dhe ka optimizëm se do të arrihet një marrëveshje, kështu se paku raporton mediumi anglez “The Athletic”.

Akanji, 27 vjeç, nuk ka bërë ende një paraqitje për Dortmundin këtë sezon dhe është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola u pyet më herët të martën nëse ai mund të thoshte kategorikisht se klubi nga ‘Etihad’ kishte përfunduar në tregun e transferimeve dhe u përgjigj: "Nuk e di se çfarë do të ndodhë".

City ka tashmë katër qendërmbrojtës të lartë në skuadrën e tyre, por Aymeric Laporte ende nuk është paraqitur këtë sezon për shkak të lëndimit. Ruben Dias, John Stones dhe Nathan Ake janë përdorur nga Guardiola deri më tani në sezonin 2022-23, por edhe ky i fundit aktualisht është jashtë për shkak të dëmtimit.

Akanji iu bashkua Dortmundit nga Basel në vitin 2018 dhe ka qenë i rregullt në ekipin e parë që nga ardhja e tij. Ai bëri 36 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Reprezentuesi i Zvicrës, sidoqoftë është shtyrë poshtë urdhrit në klubin e Bundesligës me ardhjet verore të Niklas Sule nga Bayern Munich dhe Nico Schlotterbeck nga Freiburg.

Raportohet se edhe Akanji është ‘pro’ kalimit te kampioni i Anglisë, ku e sheh si hapi i duhur për avancimin më të madh në karrierë.

Man City ndërkohë është duke shkëlqyer këtë kampionat pas katër xhirove të para, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim ndaj Newcastle Unitedit që përfundoi me rezultat 3:3.

Në përgjithësi, skuadra e Guardiolas renditët e dyta në tabelë, prapa vetëm Arsenalit që ka marrë katër fitore radhazi.

Man City përballjen e radhës do ta zhvillojë kundër Nottingham Forestit.

Lajme të ngjashme