Manchester City po shikon mundësinë për ta transferuar yllin e Wolvesit, pasi interesimi për Paquetan u shua
Manchester City, raportohet se po eksploron mundësinë për një marrëveshje me Wolverhampton për të talentuarin portugez, Matheus Nunes, pasi paraprakisht interesimi për Lucas Paquetan nga West Ham u ftoh.
Sipas The Athletic, City po vlerëson në mënyrë aktive mundësinë e blerjes së Matheus Nunes nga Wolves para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Interesi fillestar i klubit për Lucas Paqueta nga West Ham United u ndërpre nga një hetim i vazhdueshëm i Federatës së Futbollit (FA) në lidhje me shkeljet e mundshme të basteve nga ylli brazilian dhe ata i janë drejtuar Nunesit si një opsion alternativ.

Për më tepër, sipas Mail Sport, City ka qenë gjithashtu në kërkim të mesfushorit të Crystal Palace, Eberechi Eze për gjashtë muajt e fundit dhe ai gjithashtu është tani në listën e ngushtë të objektivave të klubit së bashku me Nunes. Besohet se Palace do të kërkojë 70 milionë £ (88.60 milionë dollarë) si tarifë transferimi pasi lojtarit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij.

City po përballet me mungesën e Kevin De Bruyne për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi, i cili do ta mbajë atë jashtë fushës për të paktën katër muaj. Largimi i Ilkay Gundogan te Barcelona e ka lënë gjithashtu Cityn me mungesë të madhe në mesfushë, me Pep Guardiolën të dëshpëruar për të përforcuar më tej këtë repart pas nënshkrimit të Mateo Kovacic nga Chelsea në fillim të verës.

Problemet aktuale financiare të Wolves mund t'i bëjnë ata të hapur ndaj ofertave për Nunes. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse City do të paraqesë një ofertë mjaft të lartë për të bindur Wanderers të ndahen me një lojtar, që ‘Ujqërit’ e cilësojnë si një vlerë të shtuar të skuadrës.

