Zyrtare: Kovacic kalon nga Chelsea te Manchester City
Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, pas pesë viteve të kaluara në Stamford Bridge tani është transferuar te kampioni i Anglisë, Manchester City, me një marrëveshje katërvjeçare.
29-vjeçari i kushtoi qytetarëve 35 milionë euro në total me bonuse dhe qëndrimi i tij deri në një marrëveshje të ardhshme do të zgjasë deri në vitin 2027.
Mateo Kovacic joins City! 🙌
— Manchester City (@ManCity) June 27, 2023
Read more 👇
Kovacic bëri 221 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, duke ndihmuar klubin londinez drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, Ligës së Evropës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Mesfushori kroat gjithashtu kishte fituar edhe çmime individuale te Chelsea, kur në sezonin 2019/20 u emërua si lojtari i vitit nga tifozët, teksa në vitin 2022 pranoi çmimin për golin më të mirë të sezonit, me goditjen e jashtëzakonshme në Stamford Bridge ndaj Liverpoolit.
Ky gol ishte një nga gjashtë golat sa Kovacic shënoi për Chelsean, i cili fillimisht ishte bashkuar në formë huazimi nga Real Madridi në vitin 2018, më pastaj për t’u bërë me kontratë të përhershme.
Sezoni i parë për kroatin në Stamford Bridge përfundoi me triumfin në Ligën e Evropës, ku ishte lojtar kyç i skuadrës me 10 paraqitje si titullar në 15 ndeshje të mundshme.

Ai nënshkroi marrëveshje të përhershme me Chelsean në sezonin 2019/20, ku tregoi vlerat e tij në një skuadër të re të udhëhequr nga Frank Lampard, ku përfunduan në pozitën e katërt në Premierligë si dhe ishin finalist të FA Kupës.
Kovacic do t’i bashkohet Manchester Cityt që nga stërvitjet parasezonale që fillojnë në muajin korrik dhe mund të luajë rol kyç në skuadër, duke parë largimin e mesfushorit Gundogan në drejtim të Barcelonës.
Sky blue suits you! 👕🩵 pic.twitter.com/gIj2hbEF2t
— Manchester City (@ManCity) June 27, 2023