Manchester City e sheh Musialan si zëvendësues të Kevin De Bruynes - NACIONALE

Manchester City e sheh Musialan si zëvendësues të Kevin De Bruynes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City po e konsideron nënshkrimin e Jamal Musialas nga Bayern Munich, pasi e shohin si zëvendësues ideal për Kevin De Bruynen, por fillimisht duhet të përballen me Real Madridin, pasi Mbretërit janë gjithashtu të interesuar.

Sipas Team Talk, City po përgatit një ofertë me vlerë 100 milionë euro për të nënshkruar me Musialën nga Bayern, por përballet me konkurrencë nga Real Madridi. Musiala është nën kontratë deri në vitin 2026 dhe ende nuk ka hyrë në negociata me klubin për të zgjatur atë marrëveshje.

Jamal Musiala Bayern 2024

Madridi e sheh gjermanin si një rezervë të mundshme për Jude Bellingham, ndërsa City beson se ai mund të lulëzojë nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ai gjithashtu mund të zëvendësojë Kevin De Bruyne, i cili është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite. Manchester United, Liverpool dhe Chelsea po monitorojnë gjithashtu zhvillimet, pasi Musiala thuhet se është shumë i interesuar për një kalim në Angli.

Në gjashtë ndeshje të deritanishme këtë sezon, Musiala ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat. Sezonin e kaluar, ai shënoi 12 gola dhe dha tetë asistime në 38 ndeshje, përpara se të shënonte tre herë për Gjermaninë në Euro 2024.

Jamal Musiala Bayern 2024

City dhe Madridi do të vëzhgojnë me vëmendje zhvillimet pasi Bayern Munich do të luajë këtë fundjavë me kampionët në fuqi të Bundesligës, Bayer Leverkusen.

Lajme të ngjashme