Manchester City e përgenjështron Ronaldon se ishte afër të nënshkruante me të - NACIONALE

Manchester City e përgenjështron Ronaldon se ishte afër të nënshkruante me të

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, gjatë vazhdimit të intervistës me gazetarin, Piers Morgan, tha se ishte shumë afër që gjatë vitit të kaluar të transferohej te Manchester City, por tani sipas raportimeve është kampioni anglez e ka mohuar një gjë të tillë.

Në një intervistë tashmë famëkeqe me Piers Morgan në TalkTV që ka bërë shumë zhurmë, City i është përgjigjur një prej pretendimeve të portugezit. Ronaldo këmbënguli se një kalim te rivalët e Manchester Unitedit, pra te qytetarët në verën e vitit 2021 ishte "afër", megjithatë, vetë klubi thuhet se e ka mohuar këtë.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2021-22

ESPN raporton se City e ka hedhur poshtë pretendimin e Ronaldos si "të rremë", duke këmbëngulur se komentet e tij "nuk reflektojnë" interesin e klubit gjatë afatit kalimtar të verës.

City është klubi i dytë radhazi që mohon një transferim të mundshëm me sulmuesin, pasi drejtori i Sporting, Frederico Varandas këmbënguli se rikthimi i tij "nuk ka qenë kurrë në tavolinë".

Cristiano Ronaldo 2022-23

Nuk janë vetëm kërkuesit e mundshëm që kërkojnë të distancohen nga 37-vjeçari. Ndërsa klubi i tij aktual, Manchester United thuhet se po kërkojnë veprime ligjore kundër lojtarit, efekti në dhomën e zhveshjes ka qenë gjithashtu shkatërrues, me skuadrën e United që dyshohet se ka kërkuar që ai të largohet para përfundimit të Kupës së Botës.

Hapi i parë tashmë është marrë, me muralin gjigant të Ronaldos që është larguar tashmë nga Old Trafford, pak ditë pasi ishte vendosur aty.

Ndërsa ai shërohet nga një infektim në stomak që ia ka pamundësuar atë të paraqitet në ndeshjen përgatitore të Portugalisë kundër Nigerisë, Ronaldo do të kërkojë të luajë në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës kundër Ganës të enjten e ardhshme. E ardhmja e tij në Old Trafford, ndërkohë, duket e zymtë për të thënë të paktën.

Cristiano, Portugal's catalyst for leap to the elite

Lajme të ngjashme