Cristiano Ronaldos tani i kthehen kundër edhe bashkëlojtarët, duan që ai të largohet para Kupës së Botës - NACIONALE

Cristiano Ronaldos tani i kthehen kundër edhe bashkëlojtarët, duan që ai të largohet para Kupës së Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka "prishur" marrëdhëniet edhe me pjesën e mbetur të lojtarëve të Manchester Unitedit, pasi kritikoi klubin dhe trajnerin Erik ten Hag në intervistën e fundit tronditëse.

Ndjenja në skuadër është që do të ishte shumë më mirë nëse Man United do të gjente një mënyrë ta largonte Ronaldon derisa është në Kupën e Botës, pasi as ai nuk po dëshiron të rikthehet në "Old Trafford", kështu se paku raportojnë mediumet angleze.

Kjo situatë veçse është tensionuar pasi Ronaldo në intervistë me Piers Morgan kritikoi lojtarët e rinj të Manchester Unitedin, duke thënë se vetëm bashkëkombësi Diogo Dalot është i destinuar të ketë një jetëgjatësi në karrierë.

"Uria e tyre është ndryshe. Mendoj se gjërat i bëjnë më lehtë, nuk vuajnë dhe nuk iu interesojnë".

"Nëse më pyet se çfarë shoh në Manchester United, mund të them ndoshta Diogo Dalot. Ai është i ri, por shumë profesional dhe nuk kam dyshime që do të ketë një vazhdimësi të gjatë në futboll".

"Kemi edhe disa të tjerë të pakët gjithashtu, ndoshta Martinez, por si Dalot vështirë të thuhet", deklaroi ai.

Ronaldo gjatë intervistës së djeshme konfirmoi edhe se ishte pranë kalimit te Manchester City, derisa doli kundër vendimit të klubit për të shkarkuar Ole Gunnar Solskjaer, e sidomos duke e zëvendësuar me Ralf Rangnick.

"Trajnerët e ri që vinë mendojnë se kanë gjetur Coca Colan e fundit në ëmbëlsirë", shtoi ai.

Pjesa e dytë e intervistës së gjatë të Ronaldos do të publikohet ditën e enjte, ku flet për trajnerin Erik ten Hag dhe mënyrën si u tradhtua nga Manchester Unitedi.

Raphael Varane ishte lojtari i parë që foli për intervistën e portugezit, duke thënë se kjo ka ndikuar brenda skuadrës angleze.

"Natyrisht ndikon tek ne. Ne po e ndjekim çfarë po ndodh. Ne provojmë ta qetësojmë situatën në mënyrën tonë dhe të mos përfshihemi shumë".

"Kur një yll si Cristiano, edhe më shumë ne provojmë të mbajmë distancën, nuk do të provojmë ta ndryshojmë situatën vetën, jemi pjesë e një grupi".

"Dua më të mirën për skuadrën time, prandaj çfarë do vendimi që merr klubi ne do ta pranojmë atë".

Ronaldo që mungoi në dy ndeshjet e fundit të Man Unitedit shkaku që ishte i sëmurë, gjithashtu humbi edhe stërvitjen e fundit me Portugalinë pas një dhimbje në bark dhe do të mungojë në miqësoren para Kupës së Botës, ndaj Nigerisë.

Lajme të ngjashme