Man Utd i hapur për shitjen e katër futbollistëve, synon të fitojë mbi 250 milionë euro - NACIONALE

Man Utd i hapur për shitjen e katër futbollistëve, synon të fitojë mbi 250 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi është i hapur për shitjen e yjeve si Casemiro, Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Antony Martial gjatë afatit kalimtar dimëror.

Trajneri Erik ten Hag dëshiron ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar dimëror, por Unitedi fillimisht duhet ta rrisë buxhetin duke shitur disa lojtarë.

Sancho pritet të jetë i pari që do të largohet pasi është përjashtuar nga klubi që nga muaji shtator, me Juventusin, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig që kanë shprehur interesim.

Sipas “MailOnline”, drejtori i futbollit të Unitedit John Murtough ka udhëtuar për në Arabinë Saudite që të takohet me disa klube që kanë shprehur interesim për lojtarët e lartpërmendur.

Raporti shton se “Djajtë e Kuq” nuk po i detyron Casemiron, Varanen ose Martialian që të largohet nga “Old Trafford”, por i hapur për të dëgjuar oferta për tre yjet.

Afati i janarit është mundësia e fundit që Unitedi të fitojë sado pak para për Martial, pasi 28-vjeçari do të largohet në verë si agjent i lirë sapo kontrata t’i skadojë.

Casemiro ndërkohë impresionoi sezonin e kaluar, por këtë edicion ka vuajtur duke bërë vetëm 12 paraqitje shkaku i lëndimeve.

Varane është një tjetër lojtar që u ble nga Real Madridi, mirëpo ka humbur vendin titullar te Ten Hag ani pse ishte nga minuta e parë në dy derbit e fundit.

Me shitjen e tyre, Utd shpreson të fitojë mbi 250 milioë euro ndërkohë tenton të blejë një qendërmbrojtës, mesfushor dhe një sulmues që ta ndihmojë Rasmus Hojlund i cili ka dështuar të shënojë gol në Premierligë në 13 paraqitje.

Lajme të ngjashme