Man United kërkon mbi 40 milionë euro për Harry Maguiren - NACIONALE

Man United kërkon mbi 40 milionë euro për Harry Maguiren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka kërkuar një vlerë të lartë prej 40 milionë funteve për ta shitur mbrojtësin Harry Maguire, me West Ham që shihet si favoriti për anglezin.

30-vjeçari ka bërë vetëm tetë paraqitje në Premierligë pasi Erik ten Hag preferon Raphael Varanen dhe Lisandro Martinezin në “zemrën” e mbrojtjes.

Anglezi është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por tekniku holandez nuk i ka premtuar ndonjë minutë të garantuar duke ia bërë të qartë se duhet të garojë për vendin e titullarit.

Sipas “Daily Mail”, Man United është i hapur për shitjen e Maguires duke qenë të gatshëm ta pranojnë oferta rreth 40 milionë funteve.

West Ham ka shitur Declan Rice te Arsenali për 105 milionë funte, andaj ka paratë për ta blerë anglezin mirëpo nuk dihet nëse do të pranojnë të paguajnë këtë vlerë të lartë shkaku që lojtari ka rënë në formë.

Trajneri David Moyes është fans i madh i Maguires dhe ky i fundit thuhet se do ta pranonte edhe zbritjen e pagës për të kaluar te klubi londinez. Kujtojmë, ai fiton 200 mijë funte për javë në “Old Trafford”.

Qëllimi i Maguires mbetet të luaj titullar në sezonin tjetër që të merr ftesë për Kampionatin Evropian në verën e ardhshme.

Lajme të ngjashme