Man United interesohet për Mateo Kovacicin
Manchester United është duke vëzhguar nga afër situatën e mesfushorit Mateo Kovacic.
E ardhmja afatgjatë e kroatit që disa muaj është në dyshime, me kontratën që i skadon në verën e vitit 2024.
Kovacic ka qenë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Tuchelit, Potter dhe tani Lampard por “Blutë” mund të mbesin në një situatë të pazakontë nëse lojtari nuk pranon rinovimin.
Edhe pse është një ndër lojtarët me më eksperiencë te Chelsea, klubi ende s’ka nisur negociatat për rinovim gjë që lë të hapur mundësinë të largohet në verë.
Bayern Munich thuhet se ka interesim për Kovacicin, derisa Mnachester City po e sheh si pasuesi i Ilkay Gundoganit, mirëpo tani edhe Man Unitedi i është bashkuar garës.
Sipas “Football Insider”, “Djajtë e Kuq” po konsiderojnë të bëjnë një ofertë për ish yllin e Real Madridit pasi pëlqehet shumë nga Ten Hag, edhe pse kartoni i kushton mbi 40 milionë euro.
Kovacic ka vuajtur në edicionin 2022/23 shkaku i lëndimeve të shpeshta që ndikuan të jetë vetëm 16 herë titullar në Premierligë, duke shënuar dy gola në përgjithësi.
Man United pritet ta rikthejë Marcel Sabitzerin te Bayern Munichu andaj Kovacic shihet si adekuati për ta përforcuar mesfushën me Casemiron dhe Christian Eriksenin.
Përpos kësaj me një largim të Scott McTominay, skuadra angleze do të kishte edhe një vend shtesë për kroatin, i cili deri më tani nuk ka komentuar të ardhmen.