Man City triumfon ndaj Chelseas, Liverpoolit i nevojiten penalltitë që ta eliminojë Derbyn nga Carabao Cup
Manchester City ka fituar derbin ndaj Chelseas (2:0), derisa Liverpoolit iu nevojiten penalltitë që të eliminojë Derby Countryn.
Manchester City me mund ka fituar derbin ndaj Chelseas, për të avancuar në rrethin tjetër, duke triumfuar me rezultat 2:0.
Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar me dy skuadrat që luanin me formacionet e dyta, por "Qytetarët" në fund u kualifikuan tutje.
Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë, asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë rastet.
Ishte Riyad Mahrez që kaloi në epërsi Manchester Cityn me një gol të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë, që la të shtangur Edouard Mendyn, i cili vetëm shikoi topin.
Vetëm pesë minuta më vonë, Mahrez asistoi për qendërsulmuesin argjentinas Julian Alvarez i cili realizoi nga afërsia (58').
Chelsea gjithashtu arriti të gjejë rrugën drejtë rrjetës në përfundimin e ndeshjes përmes Christian Pulisic, por që u anulua për pozitë jashtë loje (90').
Me këtë fitore Man City avancon në rrethin tjetër, derisa për Chelsean garat në Carabao Cup përfundojnë këtu.
Në anën tjetër, penalltitë e vulosen fituesin e ndeshjes Liverpool - Derby.
"Reds" dominuan në të gjitha aspektet kundër Derbyt, por që assesi nuk ia arritën t'i finalizojnë aksionet e shumta.
Nga 11-metërshit, Liverpool e fitoi sfidën me rezultat të ngushtë 3:2.
Man City dhe Liverpool do t’i mësojnë kundërshtarët e radhës pas hedhjes së shortit.