Man City s’ia lehtëson punën Barcelonës, i vendos çmim të lartë Cancelos - NACIONALE

Man City s’ia lehtëson punën Barcelonës, i vendos çmim të lartë Cancelos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City nuk do të negociojë me Barcelonën për mbrojtësin Joao Cancelo në rast që nuk paguhen së pagu 30 milionë euro.

Cancelo njësoi si bashkëkombësi Joao Felix arritën në ditën e fundit të afatit kalimtar veror në formë huazimi, me katalunasit që kanë vendosur t’i mbajnë të dy lojtarët.

Sidoqoftë, “Sport” raporton se për dallim nga Atletico që ka nisur diskutimet për një tjetër vit huazimi për Felix, Man City nuk do ta bëjë kaq të lehtë pasi duan të negociojnë vetëm nëse ofrohen së paku 30 milionë euro.

Duke parë situatën delikate të Barcelonës, kjo vlerë vlerësohet si mjaftë e lartë megjithatë Cancelo ka qenë ndër më të mirët këtë sezon, duke ofruar siguri në atë pozitë dhe ndihmuar edhe në aspektin ofansiv.

Përpos pozitës si mbrojtës i djathtë, ku luajti 15 nga 21 ndeshje, portugezi zhvilloi dy paraqitje si sulmues i krahut të djathtë dhe katër si mbrojtës i majtë ku tregoi kualitetin.

Trajneri Xavi Hernandez ka besim të plotë te Cancelo, duke qenë lojtari i dytë në skuadër me më së shumti minuta, plot 1 mijë e 715 minuta, duke qenë vetëm prapa Ilkay Gundoganit që ka zhvilluar 1 mijë e 957 minuta.

Lajme të ngjashme