Man City favorit në garën me klubet angleze për Gvardiol - NACIONALE

Man City favorit në garën me klubet angleze për Gvardiol

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea janë në garë për transferimin e mbrojtësit Josko Gvardiol këtë verë.

Qendërmbrojtësi ka dëshmuar vetën si një ndër futbollistët më të talentuar në Evropë pas paraqitjeve mbresëlënëse me Kroacinë në Kupën e Botës vitin e kaluar.

"Sportsmail" raporton se tre top klubet angleze Manchester City, Liverpool dhe Chelsea janë duke garuar për shërbimet e 21-vjeçarit, me skuadrën e Pep Guardiolas që po shihet si favoriti kryesor.

Raporti shton se Pep Guardiola e ka bërë prioritet ardhjen e kroatit, andaj Man City është duke marrë hapat e njëpasnjëshme për ta kompletuar marrëveshjen.

Man City është duke hasur vështirësi në mbrojtje me Aymeric Laporte që ka bërë vetëm gjashtë paraqitje nga pozita e titullarit që kur u rikthye nga lëndimi, derisa është i lidhur me largimin pasi kërkohet nga disa klube spanjolle, transmeton Gazeta Nacionale.

Sa i përket Gvardiol, RB Leipzig është duke bërë çmos për ta mbajtur por janë në dijeni që do ta kenë të vështirë sapo ofertat e larta nga klubet angleze të bëhen.

Presidenti i ri i Chelseas, Todd Boehly padyshim ka fundet për të bërë një tjetër transferim, pasi investoi 138 milionë funte për shërbimet e Wesley Fofana, Kalidou Koulibaly dhe Benoit Badiashile këtë edicion.

Në rastin e Liverpoolit situata është paksa më ndryshe, pasi e pëlqejnë futbollistin por nuk mund të investojnë shumë meqenëse e kanë bërë prioritet rinovimin e mesfushës.

"Reds" kanë bërë prioritet arritjet e njëri nga yjet si Jude Bellingham, Mason Mount ose Matheus Nunes.

Raportohet se Gvardiol ka klauzolë lirimi në vlerën e 98 milionë funteve, veçse hynë në fuqi në vitin 2024.

Lajme të ngjashme