Shpresa e Chelseas përfundon, Gvardiol vazhdon kontratën me Leipzig - NACIONALE

Shpresa e Chelseas përfundon, Gvardiol vazhdon kontratën me Leipzig

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Leipzig, Jose Gvardiol, ishte shpresa e Chelseas për të nënshkruar në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por lojtari kroat ka thyer këtë shpresë duke vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën aktuale.

Kontrata aktuale e mbrojtësit 20-vjeçar përfundonte në vitin 2026, ndërsa tani me nënshkrimin sot ajo vazhdohet deri në vitin 2027, duke përmbyllur të gjitha raportimet për një kalim te londinezët në orët e fundit të afatit veror.

Njoftimin për vazhdimin e kontratës e ka komunikuar vet skuadra me anë të rrjeteve sociale.

Të martën gjatë ditës, drejtori ekzekutiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff, e bëri të qartë se lojtari nuk është në shitje, pavarësisht ofertës marramendëse të Chelseas, prej 90 milionë eurosh.

Të kaltrit e Londrës në këtë afat kalimtar kanë nënshkruar me tre mbrojtës deri në këtë kohë, duke siguruar shërbimet e Kalidou Koulibalyt, Wesley Fofanas dhe Marc Cucurellas.

Lajme të ngjashme