Man City e Inter pajtohen me barazim - NACIONALE

Man City e Inter pajtohen me barazim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City dhe Inter kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së parë të fazës së ligës për Ligën e Kampionëve.

Përballja mes dy palëve ishte interesante me disa raste shënimi, por që mbrojtja ishte gjithmonë në nivelin e duhur për të mos lejuar befasi.

Kevin de Bruyne tentoi fillimisht mirëpo goditja e tij doli të jetë jashtë portës.

Inter ishte një mundësi përmes Matteo Darmian që provoi nga një top i kthyer, sidoqoftë edhe ky dështoi ta finalizonte.

Pas kësaj, City kishte raste me Erling Haaland e De Bruyne që ishin afër ta thyenin mbrojtjen italiane, mirëpo Sommer bëri pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte edhe më e qetë. City rrezikoi krejt në fund me Josko Gvardiol me një goditje nga distanca, mirëpo doli të jetë qëndrore andaj zvicerani bëri pritje fantastike.

Kështu, City renditet në pozitën e 11-të me një pikë derisa Interi në vendin e 13-të në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme