Malisheva e shkarkon trajnerin Arsim Thaqi - NACIONALE

Malisheva e shkarkon trajnerin Arsim Thaqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Malisheva e ka shkarkuar trajnerin Arsim Thaqi, një ditë pas disfatës së thellë 4:2 kundër Prishtinës të mërkurën.

Thaqi e udhëhoqi Malishevën drejt promovimit në Superligë vitin e kaluar në sezonin e tij të parë në krye të skuadrës.

Në një njoftim për media të enjten, Malisheva e quajti zhgënjyes fillimin e sezonit të ri në Superligë, duke e cituar atë si arsyeje për shkarkimin e trajnerit.

“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon”, njoftoi Malisheva në Facebook.

“Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin.”

Malisheva nuk e ka nisur edhe keq sezonin e dytë radhazi në Superligë, pasi renditet në mesin e tabelës me shtatë pikë, pas dy fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje.

Shkarkimi i Thaqit vjen në prag të ndeshjes me lideren e Superligës, Drita, në fundjavë.

Lajme të ngjashme