Maliqi pasi dështuan të kualifikohen: Dëshpëruese se çfarë ndodhi, krenar me djemtë për paraqitjet e bërë - NACIONALE

Maliqi pasi dështuan të kualifikohen: Dëshpëruese se çfarë ndodhi, krenar me djemtë për paraqitjet e bërë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kosovës U19 Adil Maliqi është i dëshpëruar me mënyrën si dështuan të kualifikohen në “Elite Round”, por i përgëzoi lojtarët për paraqitjet e bëra.

Shkaku i golaverazhit Kosova U19 u eliminua në fazën e parë, pavarësisht që regjistroi fitore ndaj Spanjës respektivisht Ishujt Faroe. Në fakt, kampioni i Evropës e siguroi kualifikimin me një fitore 1:0 ndaj Austrisë në minutën e 90-të.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Maliqi deklaroi se është i dëshpëruar por i lumtur me mënyrën si luajtën lojtarët e Kosovës U19.

“Jam krenar me djemtë dhe përformancën që kemi pasur në këtë turne. Është dëshpëruese se çka ka ndodhur në fushën tjetër në minutën e 90-të. S’kemi çfarë bëjmë, duhet me e pranuar faktin se çfarë është, unë i përgëzoj djemtë për përformancën, lojën që e kanë luajtur. Kemi treguar kulturë të lojës që as Austria e as Spanja s’e ka pasur”.

Ai përndryshe komentoi edhe fitoren e madhe ndaj Spanjës U19, si dhe shtoi se ajo humbje me Austrinë nuk do të ndodhte kurrë po të kishin stërvitur disa ditë më shumë.

“Spanja? Për të gjithë shqiptarët ka qenë fitore e madhe dhe qëndrim se jemi duke ardhur kadal-dale, kemi gjeneratë me të vërtetë shumë të mirë dhe jam i bindur se shpejtë do të ngjitën lartë për U21 dhe A”.

“Austria? Ai rezultati në lojën e parë s’kishte qenë kurrë ashtu, përgatitja ka qenë shumë e shkurtër. Duhet të luajmë shumë më shumë miqësore për më i afruar djemtë dhe t’i rrisim gjatë vitit sepse ky nivel e bën diferencën në fund. Këtu rritën kur të ballafaqohen më të mirë”.

Lajme të ngjashme