Maldini: Po e shijoj jetën e tretë si drejtor te Milani - NACIONALE

Maldini: Po e shijoj jetën e tretë si drejtor te Milani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, po shijon jetën e tretë siç thotë ai në Milan në rolin e drejtorit, pas rolit si lojtar dhe periudhën pas pensionimit.

Ai e kaloi të gjithë karrierën e tij si lojtar duke veshur fanellën e kuqezinjve, nga akademia e tyre e të rinjve e deri te kapiteni duke ngritur Ligën e Kampionëve, dhe po ndiqte gjurmët e babait të tij Cesare, ashtu si djali Daniel që është duke i ndjekur pas tij.

Paolo Maldini returns to AC Milan to take up new position | Football News | Sky Sports

Askush nuk e mishëron Milanin më shumë se Maldini dhe ai u rikthye në 2018 si drejtor për zhvillim, i promovuar në drejtor teknik një vit më vonë.

“Kur isha duke luajtur, ne nuk kishim media sociale, kishte më pak fotografë përreth, jo aq shumë kuriozitet për lojtarët e futbollit, kështu që ne kishim lirinë për të jetuar një jetë pothuajse normale,” tha Maldini për podcast M20.

“Në moshën 20-vjeçare, ti dëshiron të dalësh dhe të kesh akoma energji për ta bërë një jetë nate, por unë kurrë nuk kam pirë, nuk kam pirë duhan apo drogë.

Cesare Maldini, AC Milan Legend, Dies at the Age of 84 | News, Scores, Highlights, Stats, and Rumors | Bleacher Report

Personi më i shqetësuar ishte babai im Cesare, pasi mentaliteti i tij ishte i viteve 1960.

Me kalimin e kohës mësova se çfarë mund të bënte dhe çfarë nuk mund të bënte trupi im, edhe duke bërë gabime. Unë gjithmonë u them fëmijëve të mi, siç duhet çdo baba me fëmijët e tij: provoni, bëni një gabim, por mësoni prej tij.”

Ai kishte figura nga të cilët mësonte, fillimisht nga babai i tij e pastaj brenda skuadrës së Milanit, nga kapiteni i mëparshëm, Franco Baresi.

“Edhe në stërvitje, Baresi më mirë do të vdiste sesa të pranonte një gol. Ai tha shumë pak, por veprimet e tij folën për të.”

Baresi praises the job Maldini has done as a director: "Milan have grown a lot"

Pasi Maldini vari këpucët, iu desh shumë kohë që të gjente hapin tjetër të karrierës dhe në të vërtetë të jetës së tij, i cili përfshinte atë si bashkëpronar i skuadrës amerikane të futbollit, Inter Miami FC.

“Kur dola në pension në moshën 41-vjeçare, më mungonte adrenalina. Tre muajt e parë, duke parë derbin dhe më pas Barcelonën... Por më pas e kalova dhe gjeta një jetë të dytë për veten time, duke bërë gjërat banale që nuk munda kurrë më parë, si thjesht takimi me miqtë për kafe.

Shkova në Shtetet e Bashkuara dhe doja të hapja një hotel, por në vend të kësaj ndryshova projekt. E shijova kohën me gruan, fëmijët dhe miqtë e mi që nuk kisha mundur më parë.

Por tani, ky rol si drejtor teknik është një jetë e tretë, mes zyrës dhe terrenit të stërvitjes në Milanello. Unë ulem në stol, shikoj stërvitjen, flas me trajnerin dhe lojtarët”, përfundoi legjenda e Milanit dhe një nga mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit.

Lajme të ngjashme