“Makineri golash”, djali i legjendës së Real Madridit po mahnit të gjithë në akademi
Tifozët e Real Madridit mund të jenë shumë emocionues për të ardhmen, pasi një 14-vjeçar është duke mahnitur të gjithë në akademi.
Enzo Alaves, është fëmija i madh i ish mbrojtësit të Real Madridit Marcelo, ndërsa ka fituar vëmendjen e të gjithëve në “Valdabebas”.
“AS” shkruan se ai është ndër lojtarët që “gjeneron më së shumti pritje”, duke nënvizuar se “ka një fizik shumë të fortë” për një qendërsulmues të moshës së tij.
Alves tashmë ka fituar vëmendjen e shumë tifozëve ndër vite falë klipeve në rrjetet sociale, derisa është pjesë e Real Madridit që nga mosha tetëvjeçare.
Alves vlerësohet si një finalizues fantastik, ku ka shënuar 105 gola në 100 paraqitje për të rinjtë dhe “Marca” së fundmi shkroi se është “makineri golash”.
Ai ka lindur në Spanjë më 2009 në shtator, ndërsa edhe pse ka dy prindërit brazilianë, aktualisht po përfaqëson Spanjën në nivelin e grupmoshave U15.
Babai i tij Marcelo kaloi 15 vite e gjysmë në Madrid që nga viti 2007, derisa zhvilloi 546 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë lojtari i 12-të me më së shumti paraqitje në histori të “Los Blancos”.
Karrierën te Reali, Marcelo e mbylli me 25 trofe, përfshirë pesë herë Ligën e Kampionëve.