Majlinda Kelmendi: Edhe pse jemi gra mund të bëhemi kampione
Ish kampionia e botës Majlinda Kelmendi ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gratë, duke i motivuar të japin më të mirën për t’u bërë kampione.
Kelmendi dha një intervistë për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos ku tha se gratë mund të bëjnë gjithçka, dhe ajo është shembulli që mund t’ia dalin.
Ajo tregoi se në Kosovë një përqindje e madhe mendojnë se xhudo është sport për meshkuj, por ajo iu ka treguar më së miri se edhe gratë janë të fuqishme.
“Për të qenë e sinqertë e Kosovë ende është një përqindje e madhe e njerëzve që mendojnë se ndoshta xhudoja është një sport më shumë për meshkuj dhe kjo nuk më pëlqen”.
“Sepse jam grua dhe bëj xhudo prandaj mendoj se jam ambasadorja më e mirë e Kosovës. Pra bëj xhudo dhe jam grua, mendoj se iu kam dëshmuar se edhe nëse jemi gra mund të bëhemi kampione, mund të bëhemi të forta, të bëjmë gjëra të mëdha por kjo po përmirësohet ditë pas dite”.
“Jam e lumtur kur shoh gra të besimeve të ndryshme, kur tifozët i pranojnë kush do që janë ose nga vijnë. Kjo nënkupton shumë për mua dhe po bëhet mirë ditë pas dite”.
“Federata Ndërkombëtare e Xhudos, gjithashtu edhe Federata Evropiane po punojnë në këtë drejtim dhe mendoj se është mirë tani”.
Tani, Kelmendi ka marrë rolin e trajnerës dhe është duke bërë punë të madhe për t’i ndihmuar xhudistet e reja.