Madueke hero, Chelsea e mposht në 'frymën e fundit' Crystal Palacen - NACIONALE

Madueke hero, Chelsea e mposht në 'frymën e fundit' Crystal Palacen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është kthyer te fitoret, duke fituar krejtësisht në fund ndaj Crystal Palaces me rezultat 2:1 në Stamford Bridge, fal penalltisë së konvertuar në gol në minutën e fundit të takimit.

Skuadra e Mauricio Pochettinos nuk po kalon kohëra të mira, ku edhe pas një fitoreje nuk po arrin që ta mbajë ritmin me rezultate pozitive dhe kjo ka bërë që ata të jenë në pjesën e poshtme të tabelës.

Të kaltrit e filluan mirë takimin e sotëm dhe gjetën golin vetëm 13 minuta pasi filloi takimi, kur Mykhailo Mudyrk shënoi për 1:0 pas asistimit nga Malo Gusto.

Londinezët ishin më të mirë në 45 minutat e para, sidomos në kontrollimin e topit, por dështuan ta mbajnë epërsinë, kur në minutat shtesë Ayew harkoi për mrekulli për Michael Olise, që lehtësisht shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pjesa e dytë u karakterizua me lojë të plogësht nga dy skuadrat, me disa raste të vogla shënimi, ku Chelsea e gjeti golin me anë të Jackson, por që u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër Crystal Palace pati disa gjysmë raste, kur u nevojit reagimi i portierit të ri Petrovic, i cili arriti të priste tre goditje gjatë 45 minutave të dyta.

Chelsea e arriti fitoren e kërkuar krejt në fund të takimit dhe heroi ishte Noni Madueke, i inkuadruar në lojë në minutën e 71-të.

Ai fitoi një penallti, të cilën e goditi vet dhe e konkretizoi në gol për rezultatin përfundimtar 2:1, me Chelsean që merr tre pikë të mëdha në kërkim për t'u ngritur në renditje, pas një fillimi katastrofal.

Chelsea tani gjendet në vendin e 10-të me 25 pikë, ndërsa Crystal Palace është në vendin e 15-të, vetëm tre pikë larg zonë së rrezikshme.

Lajme të ngjashme