“Madridi e urren Realin” – Një manekin me fanellë të Viniciusit shihet i varur me litar në një urë
Tifozët e Atletico Madridit e kanë varur me litar në një urë një manekin me fanellë të yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, në kryeqytetin spanjoll, në prag të debit lokal.
Afër manekinit të varur në urë shihet edhe një pankartë kuqebardh me mbishkrimin: “Madridi e urren Realin”.
Ky incident i pahijshëm vjen disa orë para ndeshjes çerekfinale mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Kupën e Mbretit.
⚠️ Tonight's match between Real Madrid and Atlético is once again surrounded by controversy before it even begins
— La Liga Lowdown 🧡🇪🇸⚽️ (@LaLigaLowdown) January 26, 2023
❌ A dummy wearing Vinicius’ shirt has appeared hanging from the neck and a banner saying "Madrid hates Real"#LLL
🧡🇪🇸⚽️ pic.twitter.com/7ThWRq4fZw
Atletico dhe La Liga e kanë dënuar ashpër këtë incident të turpshëm.
Atletico e ka përshkruar këtë incident si të neveritshëm dhe të papranueshëm, duke e quajtur atë mesazh të urrejtjes në një reagim të enjten.
“Ngjarje si kjo janë plotësisht të neveritshme dhe të papranueshme dhe turp për shoqërinë. Ne i dënojmë plotësisht dhe pa përjashtim aktet e tilla të cilat e sulmojnë dinjitetin e njerëzve apo institucioneve”, thuhet në reagimin e Atleticos.
“Rivaliteti më i madh ekziston mes dy klubeve, por edhe respekti po ashtu. Asnjë individ, pavarësisht qëllimeve të tij, nuk mund t’i dëmtojë marrëdhëniet mes dy tifozërive. Është përgjegjësi e secilit të shmanget kjo. Ne nuk e njohim autorin apo autorët, por anonimiteti i tyre nuk nënkupton se ata nuk janë përgjegjës. Ne shpresojmë se autoritetet do ta sqarojnë çfarë ndodhi”.
Edhe La Liga ka reaguar përmes një komunikate për media, ku e dënon ashpër këtë veprim të turpshëm.
“Ne i dënojmë fuqishëm veprimet urrejtëse ndaj Vinicius Juniorit. Mosdurimi dhe dhuna nuk kanë vend në futboll”, thuhet në reagimin e La Ligës.
Un mensaje a aquellos que os amparais en la noche para cometer delitos de odio, os localizaremos, conseguiremos condenas, para que terminéis en la cárcel, que es donde debéis estar.¡¡¡ BASTA YA!!! https://t.co/fXYjgraD12
— Javier Tebas Medrano (@Tebasjavier) January 26, 2023