Lyon refuzon ofertën e Man Unitedit për Tagliafico
Lyon ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit për të transferuar Nicolas Tagliafico në formë huazimi dhe kërkuan që të përfshihet obligimi i blerjes në marrëveshje.
“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të kërkojnë një mbrojtës të krahut meqenëse Luke Shaw do të mungojë për një kohë të pacaktuar, derisa Yyrell Malacia nuk rikthehet deri muajin tjetër.
Ten Hag po konsideron ribashkimin me argjentinasin Tagliafico, me Man United që bëri një ofertë huazimi mirëpo që Lyon e refuzoi.
“Le Parisien” raporton se Lyon e ka bërë të qartë se e lejon lojtarin të kalojë te Man United në formë huazimi, vetëm nëse përfshihet obligimi i blerjes për vitin 2024.
Argjentinasi që u largua nga Ajax për Lyon në të njëjtin vit si Ten Hag, kaloi një edicion fantastik duke zhvilluar 41 paraqitje dhe skuadra franceze nuk e sheh të domosdoshme që t’i ndajë rrugët.
Sidoqoftë, Tagliafico nuk është i vetmi lojtar në listën e Man Unitedit, të cilët kanë hapur diskutimet me disa yje si Marco Alonso, Marc Cucurella dhe Sergio Reguilon.
Deri më tani asnjë marrëveshje nuk arritur, me klubin anglez që po tenton t’i përfundojë diskutimet para se të mbyllet afati veror më 1 shtator.
