Marc Cucurella pranë kalimit te Man United - NACIONALE

Marc Cucurella pranë kalimit te Man United

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është afër të arrijë marrëveshje për mbrojtësin e Chelseas, Marc Cucurella.

Spanjolli është ‘kërkesë emergjente’ e “Djajve të Kuq” shkaku që humbën të dy mbrojtësit e krahut shkaku i lëndimeve.

Tani “Marca” raporton se Man United janë afër të arrijnë marrëveshjen me Chelsean për shërbimet e Cucurellas për një vit huazimi.

Chelsea kërkon të paguhet një vlerë e caktuar për ta lënë spanjollin të largohet, ndërsa duan që rivali t’ia paguajë edhe tërë pagat për një sezon.

Cucurella në anën tjetër është shumë i hapur për kalimin te Man United, pas 12 muajve shumë të vështirë te Chelsea.

Lojtari ende nuk ka nisur në ndonjë ndeshje nën urdhrat e Mauricio Pochettinos, duke qenë vetëm rezervë e Ben Chilwellit.

Në rast që dështon Cucurella, atëherë Man United do ta tentojë blerjen e mbrojtësit të Barcelonës Marcos Alonso.

Klubi anglez thuhet se ka kontaktuar Barcelonën për shërbimet e spanjollit mirëpo që prioritet mbetet Cucurella shkaku që është më i ri dhe mund t’i përshtatet më mirë stilit së lojës të Ten Hagut.

Kujtojmë, Cucurella u largua nga Brighton për t’iu bashkuar Chelseas në një marrëveshje për 62 milionë funte në vitin 2022, mirëpo sezoni i parë në “Stamford Bridge” ishte i tmerrshëm.

Lajme të ngjashme